Pol Skols ia siguroi "djajve tė kuq "vizėn" pėr Moskė

Manēester Junajtedi ka shėnuar fitore nė ndeshjen Derbi nė Old Trafford ndaj Barcelonės, me rezultat 1:0, duke siguruar vizėn' pėr finalen e Ligės sė Kampionėve, qė zhvillohet mė 21 maj nė stadiumin Luzhinki nė Moskė.
Golin e festės sė madhe tė djajve tė kuq e realizoi veterani, Pol Skols, nė minutėn e 14-tė. Nė fakt, futbollisti 33-vjeēar e shfrytėzoi topin e dėbuar gabimisht nga Ēavi dhe me gjuajtje tė fortė nga distanca e tundi rrjetėn e portės sė Viktor Valdezit. Nė kėtė mėnyrė, Skols i dha mundėsinė Manēester Junajtedit qė tė luftojė pėr trofeun e tretė mė tė rėndėsishėm nė futbollin evropian. Deri mė tash skuadra e Aleks Fergusonit e ka fituar kėtė trofe nė vitin 1968 dhe nė vitin 1999. Megjithatė, kjo do tė jetė hera e parė nė historinė e Ligės sė Kampionėve qė nė finale do tė ballafaqohen dy skuadra angleze, pasi kundėrshtari i djajve tė kuq do tė pėrcaktohet nesėr nė sfidėn tjetėr gjysmėfinale, Ēelzi-Liverpul (1:1). Edhe emocionet e ndeshjes sė nesėrme do tė mund t'i pėrjetoni vetėm nė RTK.